Fatlum Rexhaj ka lindur me 30.12.1992, në fshatin Petrovë ku dhe përfundoi shkollimin fillore në Shkollën “Bajram Curri”, pastaj shkollimin e mesëm e ka vazhduar në Gjimnazin “Naim Frashëri” Shtime. Në nivelin akademik, ai i ka të përfunduara Studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Sociologjisë, duke vazhduar në studimet postdiplomike në Nivelin Master në të njëjtin Departament.
Fatlumi ka përfunduar dhjetëra trajnime në shumë fusha si: monitorim i prokurimit publik, ngritje dhe fuqizim i gruas dhe te rinjve në ndërmarrësi, planifikim karriere, shkrim i projekt propozimeve, menaxhim i projekteve, etj,. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në konferenca të rëndësishme vendore e ndërkombëtare.
Krahas studimeve, ai ka punuar edhe si Hulumtues tereni i angazhuar në organizatën Index Kosova. Që nga viti 2014 është angazhuar si vullnetar në organizatat lokale në Komunën e Shtimes, duke organizuar dhe realizuar së bashku shumë projekte të shëndosha në dobi të rinis dhe të komunitetit ndërsa në vitin 2015 zgjidhet Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të OJQ-ve Pro Net.
Në vitin 2017 deri ne vitin 2021 ka punuar në Qendrën për Pune Sociale në Shtime, duke ofruar shërbime sociale, si dhe për një vit ka punuar edhe në Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Shtimes.
Nga 1 Janari i vitit 2022 është zgjedhur Koordinator i Qendrës për Edukim, Inovacion dhe Zhvillim Profesional “Akademia” si dhe menaxher i projekteve në organizatën Leadership Development Association Balkan.